alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

A mjafton gjuha e përbashkët?

28/11/2022, 22:17
ne Forum
A A

Vetëm gjuha e përbashkët, pa vullnetin për të jetuar sëbashku, nuk mjafton për t’i mbajtur sëbashku anëtarët e të njëjtit komb…

Shkruan Artan Fuga


-Lexo edhe:

Sikur Mediu të dënohet nga drejtësia shqiptare?

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

Në përfytyrimin tim ka vend të interpretohet sikundër duhet teza e Sami Frashërit se gjuha është shenja më e parë e dallimit të kombeve.

Sikurse ka argumentuar strukturalizmi i Michel Foucault, materialiteti, pra gjuha si element material, përbën vetëm përmbajtjen e kësaj shprehjeje logjike. Por materialiteti nuk mjafton për ekzistencën e saj.

Që kjo shprehje të formulohej duhej që ajo të merrte formën e një gjykimi, të komunikohet, të pranohet nga të tjerët, si edhe të krijohet ndërgjegjja refleksive mbi të.

Kur themi se gjuha është shenja më e parë dalluese e kombeve kjo nuk do të thotë, në kuptimin tim, se vetëm materialiteti i gjuhës përcakton identitetin shpirtëror të atyre që e flasin atë.

Sepse vetë kjo shprehje : “Gjuha është shenja e parë dalluese e kombeve!” përmban veç:

– materialitetit lëndor, sikurse do ta shkruante Foucault,

– edhe artikulimin e vet logjik dhe gjuhësor (enonciabilitetin),

– fuqinë për t’u komunikuar kuptueshëm te të tjerët (komunikabilitetin),

– pranueshmërinë e saj prej të gjithë anëtarëve të kombit (acceptabilitetin),

– marrjen e ndërgjegjes të brendshme për kuptimin e saj (autorefleksivitetin).

Pra, shprehja se “gjuha është shenja më e parë dalluese e kombeve”, që të jetë gjithë-bashkuese duhet të pranohet në parim nga individët e bashkësisë që e njohin veten në të. Në këtë mënyrë është vullneti për të pranuar të njëjtat vlera përbashkuese që bëhet identiteti shtet-formues dhe kombëtar i një njësie demografike të caktuar.

Gjuha e përbashkët nuk është medoemos element dallues i çdo kombi. Varet se çfarë kuptohet me komb. Ka kombe që e konsiderojnë veten të tillë jo nga tiparet sociolinguistike të përbashkëta, por nga aktet e përbashkëta politike, pra te fakti se kanë shtet të përbashkët.

Nuk ka përse automatikisht nëpërmjet një interpretimi të ngurtë të pranojmë të përdoret teza e Sami Frashërit në mbështetje të një stalinizmi që konsideron se gjuha është një nga elementët e domosdoshëm dallues të identitetit kombëtar. Kombet mund të barazojnë identitetin e tyre në rradhë të parë nga fakti se kanë vullnetin për të ndarë të njëjtat vlera themelore të përbashkëta, ose sikundër shkruante Maks Weber, një nga themeluesit e sociologjisë moderne, vullnetin për të jetuar sëbashku në të njëjtin shtet.

Vetëm gjuha e përbashkët, pa vullnetin për të jetuar sëbashku, nuk mjafton për t’i mbajtur sëbashku anëtarët e të njëjtit komb. Nëse kombi nuk e ka vullnetin për të jetuar sëbashku, gjuha nuk e pengon dot shpërbërjen e tij, emigracionin e fortë, ndarjen në shtete të veçanta, etj.


smile
Lajmi Tjeter
Ish-presidenti gjeorgjian helmohet në burg? Avokati hedh dyshime: Në trupin e tij u gjet arsenik!

Ish-presidenti gjeorgjian helmohet në burg? Avokati hedh dyshime: Në trupin e tij u gjet arsenik!

Konflikti në Kurbin, reagon “Rithemelimi”: Nuk ka justifikim, mbajtja e armës në mbledhje e rëndë

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

“Natyralizoi” pesë shtetas turq në bullgarë me pasaporta false, arrestohet 41-vjeçari anglez në Durrës

08/02/2023, 9:19

Të mbijetuarit nisin plaçkitjet në Turqi pas tërmetit, bastisin dyqanet për ushqime

08/02/2023, 9:10

Mijëra të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Blinken: SHBA do të dërgojë ndihma për popullin sirian, jo për Asadin

08/02/2023, 9:08
Masakra e 4 shkurtit 1944: Dëshmia e panjohur e sekretarit të Xhafer Devës

Masakra e 4 shkurtit 1944: Dëshmia e panjohur e sekretarit të Xhafer Devës

08/02/2023, 9:00
Zyrtarët amerikanë: Balona kineze përdorej për spiunazh, përgjonte katër vende

Zyrtarët amerikanë: Balona kineze përdorej për spiunazh, përgjonte katër vende

08/02/2023, 8:59

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 80 mijë njerëz në kërkim të mbijetuarave

08/02/2023, 8:58

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In