Bota 5 Janar 2023, 19:29

A mund të dërgojë Britania e Madhe tanke në Ukrainë?

Shkruar nga Pamfleti
A mund të dërgojë Britania e Madhe tanke në Ukrainë?

Teksa zhvillohet lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, disa nga shtetet e botës kanë ofruar ndihmat e tyre edhe me armatime.

Por pyetja që shtrohet është, a mund të dërgojë Britania e Madhe tanke në Ukrainë?

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, tha se tanket mund të jenë pjesë e mbështetjes së ardhshme për Ukrainën.

“Ne kemi ofruar atë lloj pajisje ushtarake që është në gjendje të vendosë një goditje vendimtare kundër objektivave ruse në rreze. Ne do të vazhdojmë të flasim me ukrainasit për atë që ata kanë nevojë për fazën tjetër të vetëmbrojtjes së tyre dhe do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Pjesë e këtyre ndihmave mund të jenë edhe tanket nëse do të jetë nevoja”, tha James Cleverly.

Kujtojmë se Franca mori vendimin për të dërguar tanke, AMX-10 RC në Ukrainë, ndërsa Gjermania ka ngjallur thirrje të reja nga brenda koalicionit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz që Berlini të dërgojë mjete luftarake më moderne për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

 

Bota Britania e Madhe tanke Ukrainë.