alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

Opozita duhet të hyjë jo në një ‘Pazar’ por në një tratativë serioze e të hapur me mazhorancën. Duke i imponuar me argumente e logjikë, se përse vendi ka nevojë sot për një akt të madh paqtimi, duke nisur nga posti i kreut të shtetit.

Vendimi i mazhorancës që raundi i dytë dhe i tretë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës të jetë një hapësirë e propozimeve të opozitës, më shumë se një shans, është një kurth.


-Lexo edhe:

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

Mund të ndodhë që nëse i lihet votimit shqyrtimi i kandidaturave që mund të sjellë opozita, do ta çojë procesin në një ngërç dhe rrezik të madh, duke prodhuar kështu një reng dhe një traumë politike.

Politika nuk është një “bamirësi” apo “bujari” që njëra palë, në këtë rast mazhoranca po i bën opozitës.

Politika është proces që natyrisht bazën e ka tek logjika dhe argumentimi i saktë, duke krijuar një lidhje direkte me opinionin publik.

Enkelejt Alibeaj është në mes dy zjarresh, apo thënë më mirë në mes tre zjarresh në këtë situatë kur do të konsumohen dy raundet për zgjedhjen e Presidentit. Por ekziston një mundësi ku opozita mund të arrijë në një proces të duhur dhe pozitiv për publikun e shoqërinë.

Opozita, pra 35 deputetët që kanë refuzuar Sali Berishën, do të duhet të angazhohen në një proces të thjeshtë e të vendosur koordinimi për të hyrë së bashku në raundin e dytë dhe të tretë.

Alibeaj, duhet megjithatë ta bëjë të qartë, se nëse grupi i 35 deputetëve kërkon të mbizotërojë kaosi në opozitë për interesa egoiste e karrieriste, i mjaftojnë vetëm 20 depuetë, aq sa është detyrimi kushtetues për të paraqitur zyrtarisht një kandidaturë për kryetar shteti.

Në grupin e opozitës, Alibeaj duhet të dalë shpejt me një grup emrash sa më përfaqësues dhe në nivel të lartë për t’i kandiduar për President të Republikës.

E për të arritur këtë, do të duhet të komunikohet menjëherë me publikun, ku t’i bëhet e ditur se përse opozita ka arritur në përfundimin e propozimit konkret dhe cilat janë argumentet që i mbështet kandidaturat. E pikërisht pas këtij hapi, opozita duhet të hyjë jo në një ‘Pazar’ por në një tratativë serioze e të hapur me mazhorancën. Duke i imponuar me argumente e logjikë, se përse vendi ka nevojë sot për një akt të madh paqtimi, duke nisur nga posti i kreut të shtetit.

Republika nuk ka nevojë për një noter të qeverisë dhe mazhorancës, as për ndonjë “burrë të mirë” që të ndryshojë imazhin e keq të Ilir Metës.

Institucioni më i lartë i shtetit nuk është as ‘reality show’ e as një klinikë reabilitimi për njerëzit e tronditur psiqikisht siç është presidenti aktual.

Është posti më i lartë i shtetit ku bëhet politikë e dorës së parë. E si i tillë, duhet të imponohet fort në një proces ku të zbutet apo të nisë të zbutet balancimi i pushteteve në vend. Duke vendosur atje jo thjesht një politikan të opozitës, që do të jetë oponent i Edi Ramës dhe socialistëve. Presidencës i duhet një mendje e kthjellët dhe një personalitet që së paku bashkon sa më shumë shqiptarë. Mjafton të jetë i tillë, dhe do të kthehet në një model politik në Shqipëri, jo vetëm për të zbutur sadopak protagonizmin e shfrenuar të Edi Ramës, por për të ndikuar si efekt domino në politikën shqiptare.

Nëse në Presidencë opozita imponon një personalitet të njohur, i cili në radhë të parë është i ndershëm dhe jo i mbytur nga luksi, ai do të jetë një anë medaljeje që do të bëjë kontrast me kastën e vjetër të politikës që përpiqet të qëndrojë me thonj e me zor në karriket e pushtetit. Një president që është model “antikorrupsion” padyshim që do të jetë një katalizator për procese të tilla në politikën shqiptare, e në radhë të parë tek opozita. E cila duhet të nisë sa më shpejt të jetë alternativë politike, duke e lënë mënjanë modelin e Sali Berishës e Ilir Metës, si dhe njerëzit e çakërdisur që i shkojnë pas.

Nuk ka kohë shoqëria shqiptare të humbë me problemet personale të Berishës e Metës, por të shtyjë proceset e rinovimit të saj. E këtë mund ta bëjë natyrisht opozita, nëse ka vërtet ndërmend dhe është me mendje të ndarë.

Nëse do të dështojë të hyjë në procesin e Presidentit, jo thjesht do t’i lërë topin në fushë Edi Ramës, por do të hapë edhe aneksin e fushës për dy të çakërdisurit, çiftin e dalldisur që edhe pse të zhytur në miliona nuk po i lënë rehat shqiptarët, megjithëse i kanë provuar të gjitha postet e larta të shtetit për 30 vjet…/Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Boris Johnson
Bota

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen
Anti-Mafia

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34
Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!
Kryesore

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18
Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!
Editorial

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

30/06/2022, 10:29
Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite
Aktualitet

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite

29/06/2022, 20:48
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

“A keni presion nga politika?”, Xhafaj i drejtohet Artur Metanit: Pritet më shumë nga organet e drejtësisë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Kroacia pro Erdoganit, del kundër anëtarësimit të Suedinë e Finlandën në NATO

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Ish-bosi i “Formula 1” shokon britanikët: Do merrja një plumb për Putin, lufta ndaj Ukrainës nuk ishte e qëllimshme

30/06/2022, 12:45
'Tani do thoni i ka numëruar gabim Erioni, si lopët', Braçe kritikon Ramën: Bujqësia zero rritje

‘Tani do thoni i ka numëruar gabim Erioni, si lopët’, Braçe kritikon Ramën: Bujqësia zero rritje

30/06/2022, 12:43

I dënuar në Itali për prostitucion, prokuroria kërkon konfiskimin e pronave për të riun nga Lushnja

30/06/2022, 12:22

Arben Ahmetaj: Ekonomia vetëm po rritet, kjo nuk vjen nga Zoti, por nga qeveria

30/06/2022, 12:19

Duma shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju shqetësoheni vetëm për oligarkët, po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! 

30/06/2022, 12:05
Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In