Showbiz26 Korrik 2022, 17:48

A po bëhemi më “budallenj”? Shkencëtaret ngrenë alarmin: Niveli i inteligjencës në botë po bie

Shkruar nga Pamfleti

Jetojmë në epokën e telefonave inteligjentë dhe kompjuterëve super të shpejtë ku supozohet që me përdorimin e tyre i  kemi faktet dhe informacione “në majë të gishtave tona”, për t’u arsimuar. Por çuditërisht indeksi i inteligjencës IQ është në rënie në të gjithë botën.

Shkenca thotë se prej nisjes së shekullit të 20-të inteligjenca e njerëzve po rritej, në një fenomen të njohur asokohe si Efekti Flynn.

Ku sipas rrjeti ‘Techs Times’ shkruan se kjo rritje impresive asokohe vinte nga përmirësimi i arsimit, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor.

Por një studim i ri nga Norvegjia thotë se ‘Efekti Flynn’ tashmë ka marrë fund, pasi prej viteve 1970 deri në 2009, në rreth 230,000 individë të analizuar shihej një rënie mesatare prej shtatë pikë në indeksin e inteligjencës.

Për disa ekspertë zbulimet ishin shumë shqetësuese ndërsa të tjerë thoshin se shifrat mund të jenë pasojë e faktorëve të pa llogaritur.

Stuart Ritchie, i Universitetit skocez të Edinburgh, i pa përfshirë në studim, tha për Tech Times: “Kjo është provë konkrete për sprapsje të efektit Flynn. Modeli duket se është korrekt pasi dhe studiuesi Edward Dutton në Londër ka zbuluar efekte të ngjashme në dekadën e fundit.

Ai zbuloi se në vendet perëndimore si Gjermania e Franca, niveli i përgjithshëm i inteligjencës ka rënie.Mes të tjerash, në dokumentarin e tij “Nesër, të gjithë do të jenë idiotë?” ai mes te tjerash thotë: “Jemi duke u bërë më budallenj. Kjo nuk do të kalojë vetë prandaj duhet menduar çfarë duhet bërë”.

Ekspertët në studim shpjegojnë: “Tendencat nuk vijnë si pasojë e ndryshimit të përbërjes së familjeve apo geneve (për shembull emigracioni, dëmtimi i fertilitetit) por ka të bëjë me faktorë të jashtëm”.

Ekonomisti Tyler Cowen tha: “Kemi nisur të ndërtojmë një mjedis shoqëror që të nxit drejt paditurisë, por shkencëtarët duket se dinë ose nuk thonë shkakun e kësaj”.

Ka disa grupe idesh mbi faktin se përse po ndodh kjo rënie, disa fajësojnë për këtë teknologjinë dhe varësinë prej saj, reduktimin e orëve të leximit, shtimin e orëve të absorbimit të “mediave mbeturina” dhe degradimin e sistemit të arsimit.

Ndërsa disa të tjerë thonë se mënyra e llogaritjes së inteligjencës mund të jetë e vjetruar, por shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të saktë.

Lifestyle #Niveli i inteligjencës bie Studim