Aktualitet18 Maj 2022, 13:59

A po hetohet Berisha nga SPAK? Arben Kraja: E kam të ndaluar të flas! Ligjin e keni miratuar vetë

Shkruar nga Pamfleti
A po hetohet Berisha nga SPAK? Arben Kraja: E kam të ndaluar të flas!

Kreu i SPAK, Arben Kraja në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se nuk do t’i përgjigjet pyetje lidhur me kërkesat e bëra nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla për të zhvilluar hetime për 21 janarin dhe Gërdecin.

I pyetur nga Taulant Balla nëse ka hetime ndaj Sali Berishës, apo Ilir Metës, kreu i SPAK Arben Kraja, u shpreh se ia ndalon ligji që të flasë për çështje që mund të jenë në hetim.

Kraja i kujtoi Ballës se kjo është e shkruar në ligjin që vetë socialistët kanë votuar.

“Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete, rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin.”, tha Arben Kraja.

Debatet më herët mes Ballës dhe Tabakut

Balla: Pse SPAK nuk heton 21 janarin, pse nuk heton korrupsionin në Gërdec? E treta që për mua është e rëndësishme, çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për ‘non gratën’. SHBA kanë përcaktuar Sali Berishën “non grata”.

Tabaku: Të fokusohemi tek integrimi. Pastaj kaloj dhe unë tek non gratat e tjerë.

Aktualitet #SPAK #Berisha #Balla