
Po pse pikërisht tani Amerika po ekzekuton politikisht liderët e partive shqiptare? Jo, jo nuk është korrupsioni por amerikanët janë të shqetësuar që jemi i vetmi shtet me 3 milion banorë pro amerikan që drejtohemi nga 3 lider anti-amerikanë.
Shkruan Kreshnik Spahiu
6 dosje penale janë hapur brenda javës kundër kokave të politikës shqiptare.
A mendoni se është rastësi?
E gjitha ishte kronikë e një plani të paralajmëruar nga krye-diplomatja amerikane Yuri Kim.
Një javë më parë ajo doli nga takimi me kreun e SPAK dhe deklaroi: “Ata nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar”
Pas kësaj deklarate, ata jo vetëm nuk po flenë gjumë por me radhë janë drejtuar në oborrin e prokurorisë speciale.
Dosjet e mafies shqiptare janë hapur por jo nga prokurorët shqiptarë por nga shërbimet amerikane.
Çdo ditë nga një skandal:
– u mor i pandehur Fatmir Mediu për trafikun e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit,
– u morr në hetim familja e kryeministrit Berisha për fabrikën e armëve,
– u publikua audio-përgjimi i shefave të gardës për vrasjet me urdhër nga lart në 21 Janar,
– u morr në hetim pasuria e Ilir Metës për vjedhjen e thesarit me vendim të Gjykatës Apelit,
– u publikua hetimi ndaj aferës Kryeministrit Rama me ish-shefin e korruptuar të FBI për favorizim në tenderë dhe implikim të opozitës.
Të gjitha çështjet kanë inspirim dhe mbështetje amerikane në projektet e saj për ta pastruar politikën shqiptare nga mafia dhe nga liderët anti-amerikan.
Titanikut shqiptarë sapo i ka hyrë uji nga 100 vrima dhe nuk po e ndalin dot përmbytjen.
Shqiptarët e kanë braktisur anijen shekullore dhe po presin të fundoset rrangallja e ndryshkur që mbahet peng nga tre piratët shqiptarë.
Po pse pikërisht tani Amerika po ekzekuton politikisht liderët e partive shqiptare?
Jo, jo nuk është korrupsioni por amerikanët janë të shqetësuar që jemi i vetmi shtet me 3 milion banorë pro amerikan që drejtohemi nga 3 lider anti-amerikanë.
Për këto arsye Yuri Kim po qëndron përtej afatit 3 vjeçar në Shqipëri, deri sa të përmbush misionin e saj diplomatik që të shpëtoj një popull dhe të eliminoj tre spiunë të Rusisë që kanë timonin e Shqipërisë.
Faleminderit Yuri Kim për faqen e re që po hapni në historinë e politikës shqiptare.