
Një zyrtar i lartë i OKB ka ngritur dyshime se ushtarët rusë mund të jenë nën efektin e lëndëve narkotike, përderisa po kryejë kaq shumë veprime barbare në Ukrainë.
Sipas raporteve më të fundit, disa ushtarë të grupit “Wagner”, kanë vijuar të luftojnë edhe pse kanë qenë të plagosur. Për këtë arsye janë ngritur dyshime se atyre mund tu jenë injektuar lëndë narkotike.
“Mirror” raporton se gjasat që forcat e Vladimir Putin të përdorin lëndë narkotike rriten duke parë makabritetet gjithë konfliktit. Përveç përdhunimeve dhe vrasjeve masive, ka pasur tortura të paimagjinueshme, si prerje prerje kockash, e nxjerrje organesh.
Epidemiolog i Zyrës së Kombeve të Bashkuara Kamran Niaz, shpjegoi për “Mirror” se mënyra se si kanë vepruar trupat ruse në Ukrainë nuk është aspak normale.
“Nëse shikoni llojin e akteve që kryejnë ushtarët rusë, si prerjeve të kokave apo thjesht prerje të fytit, janë akte që nuk mund të bëhen nga dikush me mendësi normale. Me siguri duhet të jenë nën ndikimin e diçkaje, si metamfetaminë apo ndonjë lloj tjetër stimuluesi”, tha ai.