Bota14 Gusht 2022, 22:26

A rrezikohet Evropa nga një Çernobil i dytë? 174 kontejnerë me material radioaktiv rrezikojnë të shpërthejnë në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
A rrezikohet Evropa nga një Çernobil i dytë? 174

Frika për një “Çernobil të ri” po rritet nga dita në ditë, sidomos pas paralajmërimit nga Ukraina se do të sulmojë trupat ruse nëse nul largohen nga centrali bërthamor në Zaporizhzhia

Shefat e energjisë atomike paralajmëruan se rreziku i një katastrofe në Zaporizhzhia në juglindje të vendit është mjaft i madh, pasi ushtarët rus nuk pranojnë çmilitarizimin e centralit.

Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet në stacionin më të madh të energjisë atomike në Evropë.

Volodymyr Zelensky akuzoi rusët për “shantazh bërthamor”. Presidenti ukrainas tha se ushtarët e tij nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse t’i sulmojnë nëse vazhdojnë të qëllojnë kundër civilëve.

Petro Kotin, shefi i firmës që menaxhon centralin, tha se 174 kontejnerë me material radioaktiv mund ët shpërthejnë nëse goditen. “Mund të kemi një re rrezatimi. Rreziku është shumë i lartë”, tha ai.

Ekziston frika se një predhë “qorre”  mund të shkaktojë një makth më të keq se katastrofa e Çernobilit të vitit 1986, e cila vrau dhjetra njerëz dhe dërgoi një re radioaktive në të gjithë Evropën.

“Çdo ushtar rus që qëllon në uzinë ose qëllon duke përdorur centralin si mbulesë, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për agjentët tanë të inteligjencës, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha Zelensky. /The Sun

Bota berthamore central Ukrainë.