
Eliminimi i anëtarit të klanit mafioz në Mal të Zi, Abazoviç: E parandaluam disa herë, por ishte e sigurt që do të ndodhte!
I mandatuari për të krijuar qeverinë e re në Malin e Zi, Dritan Abazoviç i bëri thirrje BE-së të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendeve që synojnë të bëhen pjesë e Unionit, në mënyrë që të evitojë skenarë të ngjashëm si i Ukrainës në rajone të tjera të Evropës.
“Ky është një moment vendimtar për Europën, por ndoshta edhe për botën. Uroj dhe shpresoj që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të përfundojë”, ka thënë Abazoviç.
Ndër të tjera ai ka thënë se tashmë është momenti që Europa ta kuptojë domosdoshmërinë se rruga drejt BE duhet të jetë më e shpejtë për vendet që janë në pritje.