Kosova 6 Tetor 2022, 18:52

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Sipas Abdixhikut Qeveria tash po e pret ministrin e tretë të Shëndetësisë brenda 18 muajve qeverisje.

”Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka ironizuar në formë të pyetjes.

”Fajet? 20 vjet?”, ka deklaruar ai.

”Paaftësi e papërgjegjësi”, ishte konstatimi i tij.

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje ende pa i mbushur një vit si ministër.

Prishtine

Kosova