Aktualitet27 Janar 2019, 13:14

Absurde! Nuk kanë me çfarë merren, ministrat e Ramës inagurojnë 2 herë portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Absurde! Nuk kanë me çfarë merren, ministrat e Ramës inagurojnë 2 herë portin e Durrësit

Porti i Peshkimit të Durrësit mesa duket është kthyer në një pikë strategjike për ministrat, të cilët e kanë inauguruar jo 1, por 2 herë këtë port, brenda një harku kohor të shkurtër.

Ndonëse porti është inaguruar nga ish-ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimir Rural Niko Peleshi më 21 tetor të 2017-ës, kjo nuk i ka mjaftuar ministrit të ri Bledi Çuçi, i cili e ka inaguruar për së dyti.

Çuçi i ka dorëzuar sërish ditën e djeshme peshkatarëve Portin e Peshkimit të Durrësit, ndërkohë që sipas tij inagurimi është një ëndërr të kahershme të peshkatarëve, edhe pse kjo ëndërr është realizuar nga paraardhësi i tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet porti i Durresit