Ekonomi11 Gusht 2022, 11:35

Absurdi i Qeverisë/ Kush e ka pensionin mbi 13.200 lekë nuk e merr 3000 lekëshin e rezistencës sociale

Shkruar nga Pamfleti
Absurdi i Qeverisë/ Kush e ka pensionin mbi 13.200 lekë nuk e merr

Absurdi i Qeverisë/ Kush e ka pensionin mbi 13.200 lekë nuk e merr 3000 lekëshin e rezistencës sociale

Pse nuk jep detaje qeveria, por e harton lajmin sipas interesit të vet, duke e fshehur të vërtetën?

Nga Xhovani Shyti

Në një lajm të fundit të transmetuar nga media komunikohet se Qeveria ka planifikuar te rikthejë paketën e Rezistencës Sociale për shtresat në nevojë, ku midis të tjerëve përfshihen edhe pensionet e ulëta.

Shuma e planifikuar në paketë është dhënia e 3000 lekëve shtesë për çdo pensionist, gjë që sipas qeverisë, bëhet për të  kompensuar rritjen e çmimeve të artikujve të shportës.

Skema nuk është e panjohur. Qeveria e aplikoi edhe në 3 muajt e shkuar: mars, prill, maj duke u dhënë të njëjtën vlerë, pra 3000 lekë çdo pensionisti që përfitonte pension mujor deri ne shumen 13.200 leke. Të tjerët që përfitonin qoftë edhe 1 qindarkë më shumë se ky kufi nuk e përfituan shtesën e kompensimit 3000 leke, a thua se ata janë të pasur dhe nuk kanë nevojë për këtë shumë  që ndikon diçka në shpenzimet mujore.

Si atëherë dhe tani,  zyrat përkatëse të qeverisë e hartuan lajmin pa dhënë detaje rreth kufirit të shumës së parave të pensionistëve përfitues të 3000 lekëve as dhe për numrin e pensionistëve përfitues.

Pra në njoftimin zyrtar mediatik nuk citohet se shumën 3000 lekë e përfitojnë ata persona që e kanë pensionin mujor deri në 13.200 lekë dhe nuk e përfiton askush tjetër që e kalon këtë kufi qoftë dhe me qindarka.

Pse nuk jep detaje qeveria, por e harton lajmin sipas interesit të vet, duke e fshehur të vërtetën?

Se pari, sepse kështu krijohet ideja se përfitues te paketës së ndihmës janë të gjithë pensionistet, pa kufi shume mujore të përfituar, ndërkohë që pensionistët  përfitues të mbi 13.200 lekëve e sipër përbëjnë nivelin më të madh të pensionistëve, që edhe në këtë paketë të dytë, nga sa po duket, do te mbeten pa 3000 lekëshin e paketës se Rezistencës  Sociale./Pamfleti

Ekonomi #Absurdi i Qeverisë #Kush e ka pensionin mbi 13.200 lekë nuk e merr 3000 lekëshin e rezistencës sociale