Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë ndaj zyrtarëve të Bashkisë Durrës, të akuzuar për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit.
Përmes një njoftimi, GJKKO bën me dije se ka dënuar për shpërdorim detyre Adriatik Velajn me 11 muaj burg dhe Muhamed Likaxhiun e Artan Tahon me 10 muaj burg. Ndërkaq, Gjergj Markola me 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Indrit Matmuja me 11 muaj burg per ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’.
‘1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Velaj, për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 5(pesë muaj burgim. -Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e mase së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet m 11(njëmbëdhjetë) muaj e 10(dhjete) ditë burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të -Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamed Likaxhiu, për veprën penale “Shperdorimi detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin etij me 1(një) vit e 4(kater) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Taho për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij mel (një) vit e 4(katër) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës sẽ dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.’- thuhet në njoftimin e GJKKO.