Politike20 Tetor 2022, 12:21

Açka ironi në Kuvend: Dhe gomari për të pëllitur do më shumë minuta se ç’na jepni për të folur!

Shkruar nga Pamfleti
Açka ironi në Kuvend: Dhe gomari për të pëllitur do

Deputetja e PD, Flutura Açka e ka nisur fjalën e saj në Kuvend duke imituar kafshët. Me ironi tha se dhe gomari që pëllet kërkon më shumë minuta se sa i japin për të folur në foltore. Teksa i doli në mbrojtje Sandër Kovacit që drejton protestën e pedagogëve tha se qeveria gjurmon këdo në rrjete sociale.

“Dhe gomari jashtë për të pëllitur do më shumë minuta se sa kam unë për të folur këtu. Ju jeni shitës të mirë të katastrofave. Shihni ç’bëhet me pedagogët. Ka punuar në SHIK thotë. Çfarë të keqe ka? Ai ka të drejtë të protestojë. S’ke pse t’ia gjurmosh frymën. Ju gjurmoni çdo shqiptar në Facebook. Keni dashur të pushoni nga puna një edukatore kopshti se më ka bërë like. Shpresoj që një ditë shqiptarët t’ju vjellin nga hunda një ditë pushtetin tuaj”, tha Açka.

 

Politike Flutura Açka Kuvend