Bota30 Tetor 2022, 20:56

Administrata Biden ndryshon strategjinë e sigurisë: SHBA mund t’i përdorë e para armët bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Administrata Biden ndryshon strategjinë e sigurisë: SHBA mund

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prezantuan së fundmi strategjinë e re të sigurisë, duke revolucionarizuar idenë e parandalimit dhe ndryshuar doktrinën e armëve nukleare.

“Muri i sigurisë ka rënë”, Pengesa e fundit që ndante në mënyrë të ngurtë konceptin e luftës nga përdorimi i arsenaleve bërthamore, duke mbajtur të dallueshëm skenarët e një konflikti tradicional dhe ata të “Armagedon”, thënë ndryshe skenarët apokaliptikë.

Administrata Biden ka publikuar rishikimin e saj të Qëndrimit Bërthamor për vitin 2022, me grupet anti-bërthamore që paralajmërojnë se dokumenti do të bëjë pak për të parandaluar kërcënimin e një lufte katastrofike.

Dokumenti i ri strategjik i presidentit, Joe Biden nuk përjashton mundësinë që SHBA të përdorë e para armët bërthamore. Siç thuhet, ky është “një revolucion për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja nga Kina dhe Rusia”.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po ecën përpara me “planin e modernizimit” që synon përmirësimin e arsenalit të SHBA-së, që aktualisht vlerësohet në rreth 5,400 koka bërthamore.

Kjo vjen në një kohë kur kundërshtarët e drejtpërdrejtë kanë shtuar retorikën për një luftë të madhe. Presidenti rus, Vladimir Putin, pasi vrojtoi testet bërthamore disa ditë më parë, paralajmëroi se rreziku I një lufte botërore është shumë i madh.

Më vonë shefi i Kremlinit u bë dhe autor I një shakaje pa kripë. Gjatë një eventi në Rusi, Putin u pyet lidhur me kërcënimin që kishte bërë katër vite më parë se “do t’i dërgonte të gjithë në parajsë”, duke u përgjigjur me një heshtje që shokojë të pranishmit në sallë. Putin më pas u përgjigj se këtë e bëri qëllimisht, por që efektin e arriti, atë të frikësimit të njerëzve.

Bota armët bërthamore Biden SHBA