Aktualitet28 Gusht 2018, 16:00

Adriatik Llalla fshihte dosjet “VIP”, nuk pëfillte as Komisionierin për Informimin, ja shkresa zyrtare

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Llalla fshihte dosjet “VIP”, nuk pëfillte as Komisionierin për Informimin, ja shkresa zyrtare

 Kryeporkurori ishte “manekin i shëmtuar” i kupolës mafioze politike-shtetërore dhe klient i botës së krimit, prej të cilës, siguroi 1 miliardë lekë pasuri të deklaruar e të kapur nga “Veting”-u


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Një denoncim, i ardhur në redaksinë e “PAMFLETI”, provon me shkresë zyrtare, se si ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla, bllokonte informacionet për dosjet “VIP” të zyrtarëve të lartë të shtetit e të bizneseve, që ishin të lidhur me ta, madje edhe duke njoftuar të penalizuarit, se cilët institucione, media e gazetarët, që kërkonin informacion.

Fshehja e dosjeve të shefave të pushtet-polikës, të familjarëve e bizneseve financues të tyre, ishte praktikë e zakonshme pune e Adriatik Llallës, gjatë 5 viteve që qëndroi si “manekin” për luftën kundër krimit dhe tepër aktiv, për të venë pasuri personale nëpërmjet pazareve me krimin, si shkëmbim për mos hapjen, hermetizimin, ngurosjen dhe zhdukjen e dosjeve.

Sa herë, që Llalla vihej para presionit ndërkobëtar, publik e mediatik, për mos hapjen e dosjeve “VIP”, ose mbylljen e tyre me tejkalim afatesh dhe sajesa “Sëmundje e rëndë”, ai luante rolin e kllounit e dilte publikisht, duke deklaruar mashtrimin e dalë boje, se dosjet do të hapeshin në janar, mars, qershor e në vjeshtë, duke i shtyrë 5 vitet e në atë detyrë, si “ferezhe” e krimeve të shtetarëve, pastrues dhe asgjësues i dosjeve të tyre penale.

Këtë e provon shkresa zyrtare, Vendim Nr. 48, datë 13.03.2017, me Nr. 464 Prot., të “Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, sipas të cilit është vërtetuar, se Adriatik Llalla kishte urdhëruar prokurorët në rrethe dhe vartësit në qendër, të mos jepnin asnjë “shkronjë” infotmacion për dosjet “VIP të shtetarëve, të familjarëve të tyre dhe bizneseve të lidhura me ta, as për mediat e as për institucionet ligj-kontrolluese, në të kundërt, kush informonte, largohej nga puna dhe penalizohej “për nxjerrje sekreti hetimor shtetëror”.

Por edhe pas udhërit të “Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, dhënë Adriatik Llallës, për të dhënë informacion për dosjet penale të shtetarëve, Adriatik Llalla vazhdoi bllokimin e tyre, duke bërë shërbesat, si “manekin” i kupolës mafioze politike-shtetërore dhe si klient i botës së krimit, prej të cilës siguroi 1 miliardë lekë pasuri të deklaruar e të kapur nga “Veting”-u./Pamfleti

Kryesore Adriatik Llalla fshihte dosjet “VIP” ja shkresa zyrtare nuk pëfillte as Komisionierin për Informimin