Aktualitet 7 Shkurt 2019, 15:36

Adriatik Llalla s’do shkelë dot kurrë në SHBA, si e “dogji” Donald Lu ish-kryeprokurorin e korruptuar shqip

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Llalla s’do shkelë dot kurrë në SHBA, si e

Adriatik Llalla s'do shkelë dot kurrë në SHBA, si e "dogji" Donald Lu ish-kryeprokurorin e korruptuar shqiptar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mbyllur përgjithmonë dyer ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, dhe gjithë familjes së tij. Vendimi për refuzimin e vizës amerikane Llallës dhe familjes së tij është marrë që në muajin shkurt të vitit 2017, ndërsa mësohet se ky vendim do të jetë përgjithmonë. Në këtë mënyrë, Adriatik Llalla nuk do të mundë të shkelë në SHBA sa të jetë gjallë, së bashku me familjen e tij, për shkak se amerikanët e kanë cilësuar si njeri të pakualifikueshëm.

Refuzimi i vizës amerikane erdhi pas denoncimeve publike të bëra dhe nga ambasadori amerikan në atë kohë, Donald Lu, i cili e klasifikoi atë si pengues të Reformës në Drejtësi. “Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër Reformës në Drejtësi. Në nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI-së, që është thelbësor për vetingun.

Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës, duke dërguar një listë me 3 emra. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet të përzgjidhen me short. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese dorëzuan listat më të gjata për personat e kërkuar. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithshëm i përzgjodhi vetë, duke dërguar vetëm një listë me 3 emra, përzgjedhur vetë pa transparencë”, u shpreh ambasadori Lu.

Vetë Llalla akuzoi ambasadorin Lu për shantazh nga ana e ambasadës. “Nëpërmjet një lëvizjeje aspak diplomatike, Prokurorit të Përgjithshëm i është anuluar viza diplomatike, si edhe disa prokurorëve të lartë u janë anuluar gjithashtu vizat e dhëna nga kjo ambasadë konform rregullave të parashikuara nga ligjet e këtij shteti.

Në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo lëvizje, për të cilën ritheksojmë që është aspak diplomatike, ka disa arsye, të cilat lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu”, u shpreh Prokuroria e Përgjithshme, përmes një deklarate.

Aktualitet Adriatik Llalla Donald Lu SHBA viya amerikane