Prezantimi i Kompanisë “Mabetex” u bë nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila u shpreh se aeroporti i Vlorës do të jetë “shtëpia e Air Albanias”, ndërsa përsëriti faktin se brenda disa javësh do të jetë funksional edhe Aeroporti i Kukësit. “Do të jetë shtëpia e Air Albania, do ketë industri të re të mirëmbajtjes së avionëve, do jetë një sektor i ri brenda industrisë së avionit, fakti që me negociimin e kontratës sa i përket aeroportit të Ramës, hapja e Aeroportit të Kukësit vetëm pak javë më pas.”-tha Balluku.
Ndërsa kryeministri Edi Rama foli për aeroportin si kanalin kryesor të zhvillimit kryesor të rajonit jurgor. Rama u ndal edhe tek Aeroporti i Rinasit dhe tha se investimi nga “Kastrati Group” do të pasohet me investime të mëdha për ta kthyer pistën në një vend fluturimi edhe për përmasat e mëdha të avionëve.