Aktualitet21 Shtator 2022, 10:05

Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani',

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha”, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mediu do të pyetet nga prokurorët për hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së Sali Berishës kur u privatizua kompleksi ‘Partizani’, është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’.

Mediu është paraqitur në SPAK pa avokat mbrojtës dhe në cilësinë e deklaruesit.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme.

Në këtë padi të bërë nga Taulant Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ”doktorit”, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.

Githashtu disa muaj më parë SPAK-u nisi procedim penal ndaj Mediut pas kallëzimit të familjes Durda për tragjedinë e Gërdecit.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin.

Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues.

Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e çështjes së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Fatmir Mediu kërcënon Berishën si Kosta Trebicka: Më shpëto nga SPAK, ndryshe do të flas për ty dhe Shkëlzenin (Berisha i ofron opsionin e arratisjes)

Kryesore Fatmir Mediu SPAK