Aktualitet 9 Maj 2022, 17:23

Afera me Butrintin, Ina Zhupa: Margariti nuk dha asnjë përgjigje në komision, qëllimi është dhënia e parkut me koncension

Shkruar nga Pamfleti
Afera me Butrintin, Ina Zhupa: Margariti nuk dha asnjë përgjigje

Deputetët e opozitës janë përplasur sot në Komisionin e Ekonomisë me ministren e Kulturës Elva Margariti sa i takon planit për menaxhimin e Butrinti. Pas mbledhjes ka reaguar deputetja Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ministrja nuk i dha përgjigje asnjërës prej pyetjeve të saj.

Zhupa ka kërkuar të dijë se përse plani i vitit 2012 nuk u miratua? Po ashtu sipas Zhupës, ministrja nuk sqaroi se cilat do të jenë përfitimet e dikasterit që ajo drejton.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Sot ne komisionin e ekonomise per Butrintin sic mund ta shikoni ne videon e kuvendit nuk mora:

ASNJE PERGJIGJE per 4 pyetjet e mia per fondacionin qe ishte prezent.

ASNJE PERGJIGJE per 17 pyetjet e mia per ministren qe ishte prezente.

Ku eshte plani i manaxhimit te 2012. Perse nuk eshte miratuar? Cfare problemi kishte? Ku eshte ndryshimi i 2012 me 2018?

Ai plan u pagua nga AADF por ishte me ekspert shqiptar dhe nuk parashikonte marrjen me koncencion nga fondacion privat dhe nuk u publikua asgjekundi.

Asnje arkeolog shqiptar qe eshte marr me Butrintin nuk eshte pyetur dhe marr ne konsulte per planin e ri te menaxhimit.

Literatura qe nxiton plani jane libra me perralla per femije, me nje bibliografi mediokre.

Fondacioni nuk ka menaxhuar kurre nje sit arkeologjik me perpara, thjesht ta dhene financime per objekte te ndryshme si pazari i Tiranes, muzeu Marubi etj.

Aktualisht Butrinti drejtohet nga nje bord publik, pse nuk u be vetem nje shtese ne bord te ketij “donatori” por u hoq teresisht nga administrimi publik dhe i kaloj nje fondacioni privat.

Qeveria merr persiper cdo shpenzim ne funksion te fondacionit, ndersa fondacioni privat merr persiper vetem fitimet dhe ndertimet qe do i shtojne fitimet.

Ministrja nuk sqaroi perfitimet e saja monetare ne keto fondacion dhe nese prezenca e saj ishte vetem sa kohe eshte ministre apo do vazhdoj me tej si person privat.

Demaskimeve me emer dhe mbiemer te gjithe personave qe ata i kane perfshire sikur i kane pyetur dhe ne fakt nuk i kane pyetur, nuk ju pergjigj.

Qellimi eshte dhenia e Butrintit me koncension per 10 vjet per fitime ekonomike dhe qellime te tjera historike.

Tirana Butrinti Margariti Zhupa