Aktualitet 5 Janar 2023, 11:15

Afera me inceneratorët/ Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri lihet në burg

Shkruar nga Pamfleti
Afera me inceneratorët/ Apeli i Posaçëm rrëzon

Afera me inceneratorët/ Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri lihet në burg

GJKKO ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në burg. Koka kërkoi ndryshim e masës për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjykata e Posaçme i dha të drejtë Kokës që përveç vizitave mjekësore në ambientet e paraburgimit, të ketë mundësi për trajtim në QSUT dhe në qendra të posaçme.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”-thuhet në vendimin e publikuar.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.

SPAK ka bërë të ditura të dhëna hetimore sa i përket aferës së inceneratorëve, e konkretisht atij të Fierit dhe të Elbasanit, duke saktësuar se 146,083,071 Lekë i është dhënë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për të favorizuar kompaninë fituese.

Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania që ka fituar koncesionin e Fierit, Integrated Technology Waste Treatment Energy dhe kompania tjetër që ka zbatuat punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Integrated Technology Services, kanë qarkulluar fatura fiktive tatimore për punime, që në fakt sipas SPAK, në të vërtetë nuk janë kryer.

Uncategorized Afera me inceneratorët Apeli i Posaçëm Lefter Koka