Politike29 Mars 2022, 12:00

Afera me inceneratorët, reagon Tabaku: Nuk mjafton, SPAK të arrestojë Armando Subashin

Shkruar nga Pamfleti
Afera me inceneratorët, reagon Tabaku: Nuk mjafton, SPAK të

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorid Tabaku ka përshëndetur arrestimet nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat nga Kuvendi, ajo tha se SPAK duhet të tregojë guxim edhe për njerëzit me pushtet.

“Është një ditë e mirë për tu përshëndetur. Por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshme. Kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimit, por ky hap përpara nuk është i mjaftueshëm.

Pas një pune 4 mujore të komisionit, por edhe pas denoncimeve dhe kallëzimeve të PD, pas një raporti 120 faqesh, të cilat tregojnë lidhjen shkak pasojë, me përfshirjen e direkte të kryeministrit, ministrave, të kryetarëve të bashkive, dhe sekretarëve të përgjithshëm si dhe në vijim të thirrje sonë. SPKA ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë.Shqiptarët presin që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik”, deklaroi Tabaku.

Tabaku gjithashtu shtoi se është e pamjaftueshme që SPAK të ndalet me kaq dhe i ka bërë thirrje që të vërë në pranga edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

“Pra përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara. Në inceneratoerin e Fierit që të jetë e plotë me përgjegjësi të plotë duhet njëkohësisht dhe sipas kallëzimit që PD ka bërë të vazhdohet dhe me shtetasin Armando Subashi”, tha Tabaku.

Politike #JoridaTabaku #SPAK #Inceneratorët