Aktualitet26 Shtator 2022, 15:58

Afera me kompleksin “Partizani”, flet gjeneral Qirjazi: U ndoq praktikë antiligjore, tentuan disa herë të më merrnin firmën

Shkruar nga Pamfleti
Afera me kompleksin “Partizani”, flet gjeneral Qirjazi: U ndoq

Ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi, ka zbardhur skemën që ndoqi qeveria “Berisha” për të grabitur pronat ku ngrihej kompleksi “Partizani”.

Qiriazi u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje për aferën në fjalë. Qirjazi është ndër të vetmit që refuzoi të firmoste për dorëzimin e pronës, duke sjellë dhe uljen e tij në detyrë.

Pas dëshmisë që dha në SPAK, gjenerali dha një prononcim për mediat, ku ka treguar se ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Gazment Oketa, ka tentuar t’i marrë firmën për privatizimin e pronës.

Unë i qëndroj versionit që kam kryer procedurë të ligjshme si shtetar i këtij vendi dhe që në çdo kohë që do të më jepej mundësia që të punoja për shtetin, do të bëja të njëjtën gjë që ka të bëjë vetëm me ligjet për mbrojtjen dhe forcimin e shtetit shqiptar. Unë kam deklaruar atë praktikë pune që kam bërë me të gjithë stafin tim të linjës vertikale, horizontale por edhe të vartësve të mi me qëllim që gjithçka të ishte në përputhje me ligjet e vendit. Deri në momentin që kisha atë praktike, për mua ka qenë një praktike që nuk përputhej me ligjin. Nuk e di çfarë është bërë më vonë”, tha Qirjazi.

Ai ka treguar para gazetarëve se është pyetur nga prokurorja për periudhën kur ka qenë komandant i Mbështetjes Logjistike, nga korriku i 2008 deri në shtator të 2009, kur u transferua te Forcat e Armatosura, pasi refuzoi firmosjen e dokumenteve.

Ai ka treguar se në kohë kur i kërkohej të firmoste, ministër ishte Gazment Oketa. “Firmën s’ma ka kërkuar asnjë njeri, e ka kërkuar shkresa e ardhur nga autoriteti ministria e Mbrojtjes. Aso kohe, ministër mbrojtje ka qenë Gazmend Oketa. Ajo është një procedurë që ka zgjatur goxha kohë, nuk di, nëse dëshmia do ishte vendimtare. Aty ishin praktikat të gjitha, le te ishin ndjekur. Unë nuk di sa do ndikoje. Unë kam bërë detyrën si shtetar i vendit”, tha gjenerali.

Sinjalet janë se SPAK po e heton me këmbëngulje aferën me ish-kompleksin “Partizani” dhe të paditur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri Arben Imami dhe disa funksionarë të tjerë.  /Pamfleti

Kryesore