
Afera me McGonigal, Alibeaj: Rama i trembet interpelancës, po mban peng Kuvendin
Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat u shpreh se mazhoranca nuk pranoi që të zhvillojë një interpelancë me Ramën javën e kaluar por ia kaloi Elisa Spiropalit.
Alibeaj shtoi se Rama kishte mjaftueshëm kohë për të mbledhur prova dhe t’ju përgjigjet për 15 pyetjet e opozitës, por kryeministri preferon të mbajë peng Kuvendin.
“Cila ishte përgjigjja e mazhorancës, nuk e pranoi se e ezaurua seancën e kaluar. Nuk përgjigje Rama se është fshehur dhe do duhej të përgjigjej Elisa. Shkelje e rregullores. Ishte vetëm njëra. Kërkesa e dytë është një kërkesë bazuar në rregullore për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet Ramës. 15 pyetje që ia drejtojnë kryeministrit dhe ka detyrimin që të përgjigjet. Ka pasur edhe kohën t’i lexojë të mbledhë prova dhe të japë përgjigje.
Ka një kërkesë për mocion, e paraqitur dy seanca më parë. kërkonte që do duhej që secili nga deputetët të shprehet në kohë limit, që ka 10 minuta. Cili ishte qëndrimi i mazhorancës, kanë detyrimin që ta caktonin në seancën më ta parë. Jo e shtynë nuk caktuan një datë me arsyetimin se nuk ishin edhe dy krerët e grupeve të tjera”, tha Alibeaj.