Aktualitet24 Maj 2022, 12:14

Aferat me tjetërsimin e pronave, Ulsi Manja çon në SPAK zyrtarët e ATP: Janë të zhytur në korrupsion

Shkruar nga Pamfleti
Aferat me tjetërsimin e pronave, Ulsi Manja çon në SPAK

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se ka dorëzuar disa kallëzime në SPAK për punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, pasi ka indice se janë përfshirë në afera korrupsioni.

Ulsi Manja: Pas një hetimi të gjatë, rezulton se zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave dhe disa drejtues rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do t’ia drejtoj SPAK. Pastaj është radha e SPAK.

Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, ku zyrtarët janë përfshirë në abuzim pronash. Ish pronarët që disponojnë vendimet e komisionit të kompensimit të pronave, i disponojnë këto vendime për një kohë të gjatë….

Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Në përditësim…

Tirana #ATP manja prona