Aktualitet 2 Shkurt 2023, 12:35

Aferat në Ministrinë e Financave, gjykata nxjerr nga qelia Arlind Gjokutajn

Shkruar nga Pamfleti
Aferat në Ministrinë e Financave, gjykata nxjerr nga qelia Arlind

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është liruar nga burgu. Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ për Gjokutajn i cili u arrestua pak ditë më parë shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.

E njëjta masë është dhënë dhe për dy zyrtarët e tjerë, Alban Ruli dhe Ilir Thana. Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Skema e mashtrimit

Mashtrimi lidhej me një kontratë të firmosur nga Ilir Thana për të blerë një objekt në pronësi të shtetit. Bëhet fjalë për një magazinë nr.2, në vitin 1992 në pronësi të Drejtorisë së Shërbimit qeveritar. Por me një vendim të gjykatës së Apelit, nuk u lejua privatizimi dhe Thanës iu kthyen lekët që kishte blerë objektin, ndërsa godina i ngeli shtetit.

Pas disa tentativash, Thana iu drejtua përmbarimit që i dha statusin e pronarit në mënyrë të kundraligjshme, dhe kjo procedurë u kalua nga Ministria e Financave, që miratoi 1.2 milionë euro kompesim për Thanën. Paratë kaluan në llogarinë  e motrës së Thanës, ndërsa prokuroria ka mundur të sekuestrojë 220 milionë lekë.

Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.”, thuhej në dosjen e prokurorisë.

Kush është Arlind Gjokutaj?

Arlind Gjokutaj, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Më pas ka ushtruar disa detyra në administratën publike, si Koordinator i Posaçëm për ekonominë pranë Këshillit të Ministrave (2015-2017), Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave(2017-2019), Drejtor i Përgjithshëm i Doganave (2019) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion (2020-2021).

Në Tetor 2021, Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Aktualitet #Aferat në Ministrinë e Financave Arlind Gjokutaj