Sport25 Janar 2023, 17:36

Agim Ademi në proces gjyqësor, Komisioni i lincensimit kërkon pezullimin nga detyra të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Agim Ademi në proces gjyqësor, Komisioni i lincensimit kërkon

Agim Ademi në proces gjyqësor, Komisioni i lincensimit kërkon pezullimin nga detyra të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës

Agim Ademi në proces gjyqësor, Komisioni i lincensimit kërkon pezullimin nga detyra të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës

Komisioni për licencimin e Federatave Sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka kërkuar që Agim Ademi, të pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate, shkruan “Gazeta Express”.

Media kosovare ka siguruar edhe letrën, që sot ky komision ka dërguar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në letër thuhet se Komisioni, përmes rrugëve zyrtare ka vërtetuar, që Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe se si rezultat i kësaj, FFK-ja nuk mund të licencohet, pasi kjo do të binte ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, me statutin e FFK-së dhe me kodin etik të FIFA-s, të cilin FFK-ja është e obliguar me statut dhe ligje të Kosovës, UEFA-s dhe FIFA-s që ta respektojë.

Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv që të marrë vendimin për të pezulluar Agim Ademin nga detyra e kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse një gjë të tillë nuk e bën vetë Ademi në një kohë sa më të shpejtë.

Sport Agim Ademi presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit