Aktualitet29 Qershor 2018, 19:15

Agjencia e Informacionit “derdh” 1.9 miliardë lekë, për “vigjilencë” në listat elektronike të asistencës dhe ndih

Shkruar nga Pamfleti

Agjencia e Informacionit “derdh” 1.9 miliardë lekë, për “vigjilencë” në listat elektronike të asistencës dhe ndihmës ekonomike

E ka vendosur Bordi

Në shqipëri, krahas 925 institucioneve, enteve publike, ndërrmarjeve, drejtorive, qendrave sociale, qendrave kulturore, kompanive shtetërore, agjencive e inspektorateve të shumtë, ushtron veprimtarinë edhe një agjenci tjetër që kryen shërbim elektro-informatik për të gjithë strukturat e shtetit.

Është agjencia shtetërore, që 1 javë më parë u denoncua nga PD, për tenderin 1.1 milion euro, dhënë për firmën private “INTECH+”, biznes i ish-ministrit të Shëndetësië Ilir Beqja.

Sot pas 1 jave, nga 1.1 milion eurot e dhëna për biznesin e deputetit “rilindës”, bordi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), shpall dy tendera të tjerë, por me objekte shërbimi interesant, por që duhet të finalizohen në të njëjtën datë: 17 korrik 2018.

Tenderi i parë, me vlerë 636 milionë lekë të vjetra pa 20% TVSH, do të financoj mirëmbajtjen e sistemit të ndihmës ekonomike, me bazë “vigjilencën e lartë” që shtetit të mos i futet ndonjë përfitues që nuk e meriton pagesën mujore të ndihmës ekonomike.

Edhe tenderi i dytë, me vlerë 899 milionë e 250 mijë lekë vjetra pa 20% TVSH, do ketë të njëjtin objekt shërbimi, por për të mbajtur sa më funksional sistemin e asistencës sociale, për të pasur “vigjilencë të lartë” në zbulimin e përfituesve që nuk e meritojnë!

TENDERI I PARË
1. Emri autoritetit kontraktor: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr.3, Tiranë, Tel. (04)2277750; E-mail: [email protected]

2. Objekti i kontratës: “Mirëmbatja e sistemit të ndihmës ekonomike”.

3. Fondi limit: 63’600’000 (gjashtëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë pa TVSH.

4. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 2 (dy) vite.

5. Afati për hapjen e ofertave për pjesëmarrje: Datë 16.07.2018 ora 13:00.

TENDERI I DYTË AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT
1. Emri autoritetit kontraktor: Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr.3, Tiranë, Tel. (04)2277750; E-mail: [email protected]

2. Objekti i kontratës: “Modernizimi i Asistencës Sociale”.

3. Fondi: 89’925’000 (tetëdhjetëenëntë milionë e nëntëqind e njëzet e pesë mijë) lekë pa TVSH

4. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 2 (dy) vite.

5. Afati për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje: Datë 16.07.2018, ora 11:00.

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Agjencia e Informacionit “derdh” 1.9 miliardë lekë për “vigjilencë” në listat elektronike të asistencës dhe ndihmës ekonomike