alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Agjenda në Kosovë për Abdixhikun dhe Haradinajn më e rëndësishme se mbledhja e kuvendeve, të dy munguan sot në Tiranë

27/11/2022, 13:17
ne Prishtine
A A

Në mbledhjen e sotme të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë në prag të festës së 28 nëntorit, është vërejtur mungesa e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


-Lexo edhe:

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

Koeficientët e rinj për pagat shkaktojnë debate në Kosovë, administrata dhe opozita të pakënaqura me qeverinë

Liderët e partive opozitare të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në këtë organizim të përbashkët që është mbajtur për herë të parë për shkak të angazhimeve të tyre të tjera.

Nga AAK-ja i kanë thënë Pamfletit se “Haradinaj ka pasur agjendë në Kosovë”, duke mos treguar detaje më të hollësishme lidhur me agjendën e tij.

Pamfleti ka mësuar se edhe kryetari i LDK-së, që në Kuvendin e Kosovës mban pozitën e deputetit, nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje për të njëjtën arsye, sepse “ka pasur angazhime të tjera”.

Në këtë takim i pranishëm është parë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë për herë të parë e kanë organizuar këtë mbledhje për të shënuar 110 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova dhe Shqipëria, duhet të jenë më shpesh së bashku, jo vetëm nëpër festa, ndërsa homologu i tij shqiptar, Edi Rama, ka përmendur LDK-në dhe UÇK-në si dy faktorë pa të cilët nuk do të mundësohej ardhja e kësaj dite.


smile
Lajmi Tjeter

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha sfidon Policinë: S’ka forcë në botë që mund të na pengojë

Botërori i Katarit/ Kosta Rika i “hap” rrugën Gjermanisë, mund Japoninë

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

01/02/2023, 23:12

SHBA sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

01/02/2023, 23:04

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD-në për rublat ruse

01/02/2023, 22:59

“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti

01/02/2023, 22:56

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

01/02/2023, 22:52

“Korrupsioni është futur në çdo nivel të shtetit”, Dashamir Shehi: Ka ardhur koha për një përmbysje të madhe

01/02/2023, 22:49

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In