Aktualitet24 Janar 2023, 10:40

Agjentët e DEA-s amerikane mbërrijnë në Shqipëri, operacion në disa qytete

Shkruar nga Pamfleti
Agjentët e DEA-s amerikane mbërrijnë në Shqipëri,

Dy agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Shqipëri për të ndërmarrë një megaoperacion pas sasisë prej 1.3 ton kokainë të kapur në portin e Savonës, në Itali si dhe arrestimit të 4 shqiptarëve.

Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës.

Sasia e kokainës në Itali u zbulua më 2 janar. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se organizatorë ishin shtetas shqiptarë.

Më konkretisht u sekuestruan 741 pako kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura në motorët e varkës, me një peshë totale rreth një ton. Operacioni që është kryer nga Guardia di Fiananza e Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit.

Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibaltarin.

Hetimet dhe banda italo-shqiptare

Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare në Itali ka sekuestruar 5 ditë më parë sasinë e madhe të drogës të transportuar nga një anije tregtare e zbarkuar në portin e Savonës. Hetimet e deritanishme kanë shërbyer për të rindërtuar aktivitetet kriminale të një organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore e jugore në bashkëpunim me subjektet kriminale shqiptare. E gjithë sasi e drogës e sekuestruar për 16 ditë, pra 1.3 tonë kokainë, ishte e gjitha e destinuar për organizatën kriminale italo-shqiptare.

Aktualitet dea amerikane operacion policor