Pas skandalit të spiunazhit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur në një seancë të jashtëzakonshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Siç mëson “blic.rs”, shkruan lajmi.net, Vuçiç ka caktuar këtë seancë për ditën e nesërme në orën 18:00 dhe e gjithë kjo pas aferës së spiunazhit të inteligjencës ruse.
Sipas burimeve të kësaj media serbe, kjo seancë vjen edhe pas publikimit të pamjeve ku ishte i përfshirë një agjent i inteligjencës ruse duke i dhënë ryshfet një zyrtari të lartë serb, pra shihet se si një diplomat rus dhe anëtar i inteligjencës ushtarake ruse janë duke i dhënë para një zyrtari të lartë serb.
Kujtojmë se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit konfirmoi sot vërtetësinë e xhirimeve, në të cilat oficeri i inteligjencës ruse Georgy Kleban i jep para një oficeri serb.