
Agjentja e futbollit e akuzoi për ngacmim seksual, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për Presidentin e Federatës Franceze të Futbollit
Deklarata fyese ndaj Zinedin Zidan dhe akuzat për ngacmime seksuale kanë bërë që presidenti Noel Le Great të pezullohet nga detyra në Federatën Franceze të Futbollit. Sipas “BFM” raportohet se tashmë vendin e tij e merr përkohësisht Filip Dialo.
Kjo erdhi pas një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv të Federatës Franceze të Futbollit. 81-vjeçari i ka mohuar akuzat e tij ndaj ikonës franceze të futbollit dhe fituesit të Kupës së Botës 1998, Zinedin Zidan, gjë që ngjalli zemërimin e lojtarëve dhe politikanëve.
“Federata Franceze e Futbollit meriton një president të denjë për të”,-tha zëdhënësi i qeverisë së Francës, Olivier Ve’ran, duke folur në fund të mbledhjes së kabinetit.
Por, në një intervistë për “L’Equipe” dhe “BFMTV” të hënën, agjentja e futbollit Sonia Souid ka akuzuar presidentin e Federatës së Futbollit të Francës Noel Le Graet për disa mesazhe të papërshtatshme, të cilat cilësohen sipas saj si ngacmime seksuale, përkatësisht gjatë viteve 2013-2017.
Souid tregon ftesa të shumta për darkë, si dhe mesazhe zanore gjatë natës që i thotë të vijë të ndajë me të një shishe shampanjë. Ajo shpjegon se fillimisht kontaktoi me të në lidhje me një punë të saj në futbollin e femrave në vitin 2013, ku Souid ishte përgjegjëse për sjelljen e Helena Costa dhe Corinne Diacre në pankinën e Clermont.
Bravo Sonia Souid pour le courage de votre témoignage.
Notre audit en sera digne.
A très bientôt. https://t.co/01C4lU7eP2
— Amélie Oudéa-Castéra (@AOC1978) January 10, 2023