Sport18 Shtator 2018, 10:22

Agnelli bën tifozët e Juventusit të fluturojnë: Do të blejmë një “Ronaldo” 25 vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Agnelli bën tifozët e Juventusit të fluturojnë: Do të

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, në një intervistë të dhënë për “Financial Times” zbulon planet e ardhshme të klubit në tregun e transferimeve (merkato).

“Ne duhet të jemi në gjendje të blejmë Cristiano Ronaldon tjetër, por në moshën 25-vjeçare”, – thekson Agnelli, i cili për këtë arsye nuk përjashton goditje të tjera të bujshme në të ardhmen, si ajo e CR7. Qëllimi i Juventusit, nga ana tjetër, është i qartë për muaj të tërë:

“Ne do të programojmë një nga një hapat që do të na çojnë në klubin numër një në botë”. Të gjitha në sajë të Cristiano Ronaldos dhe një blerjeje që, siç shpjegon Agnelli, “është vlerësuar me kujdes dhe ka kuptim brenda e jashtë fushës”. Së fundi, presidenti i Juventusit pranon: “Ishte hera e parë që aspektet teknike dhe tregtare të Juventusit u takuan për të vlerësuar kostot dhe përfitimet”.

Sport Andrea Agnelli Juventus