Bota22 Mars 2022, 13:54

Agresioni i Moskës, Ministri ukrainas: Forcat ruse kanë shkatërruar 10 spitale

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni i Moskës, Ministri ukrainas: Forcat ruse kanë shkatërruar 10 spitale

Sipas një deklaratë të ministrit ukrainas të shëndetësisë, Viktor Lyashko, forcat ruse kanë shkatërruar 10 spitale që nga fillimi i pushtimit, shkruan The Guardian.

Ndërkohë në spitalet e tjera mungon furnizimi me ilaçe për shkak të luftimeve të vazhdueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë,  ka konfirmuar se 62 institucione shëndetësore janë sulmuar nga forcat ruse, duke shkaktuar 15 viktima dhe 37 të plagosur.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Por çfarë ka ndodhur deri më tani?

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

– Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra.

-Inteligjenca britanike tha se forcat ruse kanë mbetur “në vend numëro”, me Ukrainën që vazhdon të zmbrapsë të gjitha përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.

-Sipas Ukrainës 8,000 persona janë evakuuar nga zonat e konfliktit të hënën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha 3,000 njerëz janë larguar nga Mariupol

– Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje sërish thirrje  për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke thënë se bisedimet janë çelësi për ti dhënë fund luftës.

-Rusia ka shtuar numrin e mjeteve ajrore në hapësirën e Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

3.5 milionë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së.

Bota #agresion #Viktor Lyashko Moskë Rusi Spital Ukrainë.