Sport 1 Gusht 2018, 14:39

Agresioni i parandaluar/ Terroristët kishin planifikuar sulm me bombë edhe në “Kamp Nou” në një ndeshje të rëndësish

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni i parandaluar/ Terroristët kishin planifikuar sulm me bombë

Agresioni i parandaluar/ Terroristët kishin planifikuar sulm me bombë edhe në “Kamp Nou” në një ndeshje të rëndësishme të Barcelonës

E përditshmja spanjolle “El Periodico”, ka nxjerrë disa informacione për sulmet terroriste të ndodhura gushtin e vitit të kaluar në Katalonjë, ku sipas saj terroristët islamikë kishin planifikuar edhe një sulm të fuqishëm me bomba në stadiumin kryesor “Kamp Nou.

Kështu, rrjeti xhihadist islamik, i cili i kreu sulmet terroriste në Las Ramblas dhe Cambrils të Barcelonës, si dhe në Tarragona më 17 gusht të vitit 2017, kishte tentuar të realizonte edhe një sulm tjetër në stadiumin “Kamp Nou” të Katalonjës, gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Betisit, në ditën hapëse të La Ligës.

Policia që i ka hetuar sulmet e 17 gushtit, ka gjetur disa tregues se terroristët kishin planifikuar një sulm edhe në “Camp Nou”. Në telefonin e anëtarit të grupit terrorist, Mohammed Hichamy, hetuesit kanë fakte se ai kishin kërkuar informacione të ndryshme rreth stadiumit, si oraret e ndeshjeve dhe qasja në të, si dhe fotografi të stadiumit.

“Mundet që ata kanë dashur ta sulmonin stadiumin në mënyrën e njëjtë siç e bënë terroristët në Paris, të cilën e sulmuan stadiumin ‘Saint Denis’ gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar francez”, ka thënë një burim i policisë për gazetën spanjolle.

Ndërkohë, pronari i një dyqani zyrtar të Barcelonës në qytet ka thënë për gazetën se të paktën dy anëtarët të grupit kishin blerë produkte tifozësh në dyqanin e tij, mbase për të tentuar të futeshin në stadium si tifozë, në ditën e sulmit të planifikuar.

E përditshmja spanjolle pohon se grupi terrorist planifikoi t’i kryente disa sulme në atë të dielë të përgjakshme, përfshi edhe një në stadiumin ikonë të Barcelonës. Fatmirësisht sulmi në stadium nuk u realizua nga terroristët dhe kjo është një mrekulli, pasi do të ishin vrarë mijëra vetë. /Pamfleti Sport

 

 

 

Sport