Bota18 Mars 2022, 08:20

Agresioni rus/ Australia dhe Japonia vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni rus/ Australia dhe Japonia vendosin më shumë sanksione ndaj

Agresioni rus/ Australia dhe Japonia vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës

Në kuadër të sulmeve të vazhdueshme që Rusia po bën ndaj Ukrainës, pritet që sanksione të reja të vendosen nga Australia dhe Japonia ndaj Moskës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Canberra shtoi miliarderët rusë Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg, si dhe 11 banka dhe entitete qeveritare në listën e saj të sanksioneve.

“Me përfshirjen tonë të fundit të Bankës Qendrore të Rusisë, Australia tani ka vënë në shënjestër të gjitha entitetet e qeverisë ruse përgjegjëse për emetimin dhe menaxhimin e borxhit sovran të Rusisë,” tha në një deklaratë ministrja e Jashtme Marise Payne.

Ndërkohë Tokio nga ana tjetër ka sanksionuar 15 rusë të tjerë dhe nëntë organizata, duke përfshirë eksportuesin shtetëror Japonez të armëve Rosoboronexport.

Bota #agresion Australia Japonia Moskë Rusi sanksione