Ushtria gjermane po planifikon të trajnojë ushtarët ukrainas për të përdorur sistemin e raketave të shumëfishta, Launch Mars II. Lajmi është konfirmuar këtë të mërkurë në parlamentin gjerman nga ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.
Trajnimi që do të kryhet në Gjermani mund të fillojë që në fillim të javës së ardhshme, tha Lambrecht, duke shtuar se pasi të kenë përfunduar këto udhëzime, mund të fillojë dorëzimi i këtij sistemi armatimi në Ukrainë.
“Gjermania do të dorëzonte tre sisteme të tilla në Ukrainë, me Britaninë e Madhe që bie dakord me këtë numër, dhe SHBA-të të cilat do të dorëzojë 4 Sisteme të Shumëfishta të Lashimit të Raketave (MLRS)”- theksoi ministrja gjermane, raporton CNN.