Bota28 Mars 2022, 16:45

“Agresioni rus kërcënon të gjithë botën demokratike”, Estonia jep alarmin: NATO të përgatitet për rreziqe të reja

Shkruar nga Pamfleti
“Agresioni rus kërcënon të gjithë botën

Shtetet baltike duket se i tremben një sulmi ushtarak nga Rusia. Konflikti në Ukrainë ka vënë në alarm të gjithë botë, por Estonia, Letonia dhe Lituania janë ndër më të rrezikuarat nëse agaravon situata.

Presidenti estonez Alar Karis përmes një artikulli të publikuar në “Financial Times”, është shprehur se Kremlini po kërkon të ngrejë një perde të hekurt në Evropë.

“Estonia është një nga 14 vendet – pothuajse gjysma e anëtarëve aktualë të NATO-s – që iu bashkuan aleancës në faza të ndryshme gjatë çerek shekullit të kaluar. Të gjithë e panë anëtarësimin si një mjet për të mbrojtur veten kundër agresionit të mundshëm rus. Ne u pranuam në NATO, krahas Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Por disa qeveri nuk i morën seriozisht paralajmërimet tona për Rusinë. Tani ata e shohin se ne kishim të drejtë”, tha ai.

Ai kërkoi nga aleatët e NATO që të shohim me kujdes situatën, pasi sipas presidentit, do të ketë kërcënime të ardhshme. “NATO tani duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme. Le të pranojmë se agresioni rus kërcënon të gjithë botën demokratike, veçanërisht ato vende që janë më afër Rusisë. Le të pranojmë se Putini përbën një kërcënim ushtarak për të gjithë ne”.

Bota #Ukrianë Konflikt Rusi