Bota25 Prill 2022, 13:35

Agresioni rus në Ukrainë, guvernatori: Rajoni i Luhanskut vuan nga mungesa e ujit dhe energjisë elektrike

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni rus në Ukrainë, guvernatori: Rajoni i Luhanskut vuan nga

Agresioni rus në Ukrainë, guvernatori: Rajoni i Luhanskut vuan nga mungesa e ujit dhe energjisë elektrike

Rajoni i Luhanskut në Ukrainën lindore po përballet me mungësën e ujit dhe energjisë elektrike për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, tha Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale, shkruan CNN.

“Pothuajse i gjithë rajoni i Luhansk është pa ujë. Në 10 ditët e fundit në 10 vendbanime është ndërprerë energjia elektrike për shkak të bombardimeve ruse, në nëntë prej të cilave energjia është ndërprerë plotësisht. 30 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Për shkak të ndërprerjeve të energjisë, stacionet e pompimit të furnizimeve me ujë në Severodonetsk dhe rrethin Popasna janë mbyllur ndërsa është dëmtuar  infrastruktura e furnizimit me ujë në Rubizhne, Popasna dhe fshatrat përreth, tha Hayday.

Bota #agresion Energji elektrike Guvernator Luhansk Rajon Rusi ujë Ukrainë.