Bota 5 Prill 2022, 11:03

Agresioni rus, Ukraina: 165 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni rus, Ukraina: 165 fëmijë janë vrarë që nga

Agresioni rus, Ukraina: 165 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Rreth 165 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, pasi Vladimir Putin deklaroi atë që ai e quan si “operacioni special”.

Kjo shifër është raportuar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm (PGO). Zyra gjithashtu shton se 266 fëmijë janë plagosur.

Më tej bëhet me dije se që nga fillimi i pushtimit, miliona fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, forcat ukrainase kanë njoftuar ditën e sotme se kanë rimarrë terrenin kyç në veri të Ukrainës, pasi ia mohuan Rusisë aftësinë për të siguruar objektivat dhe detyroi forcat ruse të tërhiqen nga zonat përreth Chernihiv dhe në veri të Kievit.

Bota #agresion femijë fillim Lufte Rusi Ukrainë. Vrasje