Bota26 Prill 2022, 09:58

Agresioni rus, Ukraina: Civilët po torturohen në kampe përqëndrimi

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni rus, Ukraina: Civilët po torturohen në kampe

Agresioni rus, Ukraina: Civilët po torturohen në kampe përqëndrimi

Prokuroria e Kharkivit ka nisur një hetim pasi pretendon se forcat ruse kanë ngritur një “kamp përqendrimi” në qytetin Vovchansk, raporton skynews.

Qyteti verior, në rajonin e Kharkiv, u pushtua nga forcat ruse në fillim të pushtimit rus. Prokuroria tha se forcat ruse po përdorin kundër civilëve dhunë fizike dhe psikologjike në kampin e dyshuar, i cili ishte ngritur në ambientet e një fabrike.

Oleh Syniehubov, guvernator i administratës rajonale të Kharkiv, tha se “rusët kishin ngritur një kamp përqendrimi, ku njerëzit i nënshtrohen torturave, detyrohen të bashkëpunojnë dhe  të bashkohen me forcat e armatosura të Federatës Ruse”.

Bota #agresion #civil kamp Rusi torturë Ukrainë.