Bota 5 Maj 2022, 08:55

Agresioni rus, Ukraina rimerr kontrollin e zonave përreth Khersonit

Shkruar nga Pamfleti
Agresioni rus, Ukraina rimerr kontrollin e zonave përreth Khersonit

Agresioni rus, Ukraina rimerr kontrollin e zonave përreth Khersonit

Ukraina ka rimarrë kontrollin e zonave përreth Mykolayiv dhe Kherson në jug të vendit, sipas zyrtarëve ushtarakë, shkruan The Guardian.

Për shkak të veprimeve të suksesshme të ushtarëve ukrainas, forcat ruse “humbën kontrollin e disa zonave në kufirin e rajoneve Mykolayiv dhe Kherson”, thuhet në raportin e fundit të inteligjencës nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

Forcat ruse kanë kryer luftime të ashpra në rajonin jugor të Khersonit, duke kërkuar të krijojnë një urë tokësore midis gadishullit të Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit.

Megjithatë, luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, ku pushtuesit rusë po përpiqen të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në bllokimin dhe shkatërrimin e njësive ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal, sipas zyrtarëve.

Rusia gjithashtu po “provokon tensione” në rajonin e Moldavisë, Transnistri, theksoi Ukraina.

Bota #agresion #Kherson Rusi Ukraina