Politike 6 Tetor 2022, 12:14

Agron Duka flet për takimin me Berishën: Duhet të flasim edhe me grupimin e Alibeajt, të shkojmë bashkë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
Agron Duka flet për takimin me Berishën: Duhet të flasim edhe me

Kreu i PAA-së Agron Duka ka zbardhur detaje nga takimi me ish-kryeministrin Berisha. Ai ka deklaruar se Berisha e ka mirëpritur propozimin për primare të gjera dhe sondazhe nga qytetarët për të gjetur kandidatët e duhur në zgjedhjet vendore.

Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura. Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë. Duhet të flasim dhe me parti të tjera, dhe ato jo parlamentare, grupin e Alibeajt. Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezultat”, deklaroi Duka.

Kreu i PAA tha më tej se disa prej deputetëve madje kanë ambicie që të kandidojnë për zgjedhjet lokale

Ato që kemi takuar janë të gatshëm dhe janë me të njëjtën mendje dhe e përkrahin idenë për dalje me një kandidat të përbashkët, Ka nga ata, s’ka gjë për të fshehur dhe tentojnë dhe pretendojnë që të kandidojnë për kryetar bashkie. Këto zgjedhje vendore kanë rëndësi dhe nuk ka asgjë të keqe që ndonjë prej tyre lë mandatin dhe sakrifikon për zonën e vetë. Ja kemi borxh shqiptarëve që të kthejmë në normalitet politikën e vendit.

Jam pro sondazheve. Është më e drejtë. Do të vendoset nga të gjitha palët. Me rëndësi është që të biem dakord. Nëse ulemi në një tryezë, gjuha gjendet”, tha Duka.

Politike Berisha Duka Takim