Aktualitet31 Mars 2018, 17:23

Agron Kuliçi, ish badigardi i Berishës i akuzuar për aferën e naftës virgun dhe zhdukjen e Eduard Belegut për kromin, a do

Shkruar nga Pamfleti
Agron Kuliçi, ish badigardi i Berishës i akuzuar për

Agron Kuliçi, ish badigardi i Berishës i akuzuar për aferën e naftës virgun dhe zhdukjen e Eduard Belegut për kromin, a do të hetohet nga Arta Marku?!

Agron Kuliçi ka qënë badigardi i Sali Berishës gjatë opozitës së vështirë 8 vjeçare pas rrëzimit nga pushteti më 1997. Kohë trazirash, mëkatesh, vrasjesh që i atribuoheshin Berishës ish president dhe pa diskutim që kishte nevojë për njeriun më të besuar afër tij, Agron Kuliçin.

Dhe për këtë qëndrim “pincë” të tij pas çdo aktiviteti privat apo partiak të Berishës, Kuliçi më 2005 u shpërblye nga Saliu tashmë kryeministër.

E bëri zv.drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Por realisht për tetë vite Kuliçi ka qënë drejtori real i Policisë së Shtetit.

Këtë e ka pohuar dhe ish drejtori i Policisë Hysni Burgaj dhe është publikuar dhe nga kabllogramet e ish ambasadorit amerikan drejtuar DASH.

Duke qënë se “Pamfleti” ka shkruajtur për të gjithë këto elementë dhe akuza, memorien na e ngacmoi një vendim i gjykatës së Tiranës. E cila në një vendim të sajin dënon Adrian Xhillarin për trafikim të naftës Virgin dhe futjen e saj në tregun shqiptar. Dhe mirë shumë ka bërë. Pasi nafta e papërpunuar është shitur nga Adrian Xhillari në Tropojë, Vlorë dhe Durrës, por dhe në të gjithë vendin nga kompania “Tea Construction”. Duke shkatërruar motorët e makinave të blerë me aq mund nga qytetarët shqiptarët. Por dhe duke ndotur ambientin në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Ne vendimin e Gjykatës se Tiranës argumentohet se Adrian Xhillari dhe disa persona të tjerë kishin djeni për shitjen e naftës “virgin” në tregun shqiptar, pavarësisht se nuk lejohej dhe e kanë shitur atë në 3 qytete të ndryshme.

“Automjetet e shoqërisë “A.K.F Petrolium” Sh.p.k, janë kontraktuar nga shoqëria Tea Construction & Petrol Sh.a, por jo për transportimin e mallit në magazinën doganore në KPTHN Ballsh, por në vende të tjera, si Tropojë, Vlorë, Durrës, etj.

Pas sekuestrimit të këtyre faturave, ka rezultuar se mjetet e transportit të shoqërisë Tea Construction & Petrol Sh.a, që deklarohet përpara autoriteteve doganore se janë përdorur për transportin e mallit, kanë qenë të ngarkuar me transport në vende të tjetra, dhe jo në Ballsh, Fier”.

Pikërisht duke përdorur këtë mashtrim, automjetet kanë transportuar naftën “virgin”, në disa vende depozitimi në Durrës, Tropojë dhe Vlorë, ku më pas mendohet se kjo lloj naftë është shpërndarë nëpër karburante.

“Nafta virgine”, është mbetje teknologjike hidrokarbure që nuk mund të tregtohet apo të përpunohet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nga viti 1996.

Si pasojë e pamundësisë së përpunimit të kësaj lënde brenda vendit, ajo është e destinuar që të përpunohet jashtë vendit, nëpërmjet procedurës së “eksportit”.

Pavarësisht se ishte një mbetje teknologjike hidrokarbura, mijëra shqiptarë kanë furnizuar makinat me këtë lloj nafte. Në total janë rreth 4 mijë e 400 litra naftë që mendohet se janë hedhur në treg.

Adrian Xhillari personi kryesor që mendohet se drejtoi këtë skemë abuzimi, është i arrestuar në Gjermani dhe pritet që ndaj tij të nisin akuzat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

Ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 10 vite burg. Kaq ishte lajmi instrigues.

Shohim për emrin e Agron Kuliçit në listën e kësaj afere, në mënyrë absolutë nuk është përfshirë. Arta Marku me këtë rast ka heshtur, duke mos e akuzuar sëpaku Agron Kuliçin, i akuzuari me zë dhe e figurë nga ish ministri i energjisë dhe më vonë i METE përfaqësues i LSI, i ndjeri Dritan Prifti.

Ndoshta dhe ka filluar hetimin, por deri më tani ata që vareshin nga Kuliçi janë dënuar, vetë atij nuk i ka dalë emri se është nën hetim. Ish badiguardi i Berishës nuk figuron në listë. Ka heshtur më parë dhe Adriatik Llalla.

Nafta “Virgin”, në pranga 11 biznesmene më 2011, as këtu s’del emri i Kuliçajt

Një operacion i gjerë i Task-Force së Prokurorisë ka sjelle nga fundi i vitit 2011 arrestimin në mbrëmje te një numri të madh personash, në kuadër të operacionit që hetonte abuzimet me naftën e shtetit.

U arrestua në atë kohë biznesmeni Iljaz Fisheku, i njohur si sipërmarrësi i kompanisë së naftës “Fisheku”, dhe Marin Fisheku.

Mes të arrestuarve ishte dhe bosi i kompanisë së ujit “Lajthiza”, Hajri Elezaj, me një kompani nafte në pronësi. Personat e tjerë të arrestuar ishin Dashamir Kasaj, Edmond Ferraj, Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Gani Prence, Reshat Aleksi, Kadri Hajredini.

Mbi ta rëndonin akuzat për veprat penale “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, sipas Prokurorisë.

Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet që në muajin tetor të vitit 2010 për shpërdorim të naftës së shtetit.

Në këtë hetim ishin përfshirë 2 kompani, të cilat bënin kontrabandë me naftën Virgin, duke e regjistruar sikur po eksportohej, ndërkohë që e shisnin atë në karburantet e ndryshme në vend.

Rezultonte se nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “virxhin”, është tregtuar në territorin e Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum.

Ky aktivitet ishte realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak e administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe në bashkëpunim me subjektin tjeter privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku.

Sasia e nënproduktit të naftës te quajtur “Virgin” ishte blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës “Armo” sh.a e në mënyrë fiktive ishte pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit. Por në fakt, ajo ishte shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.

Në këtë aktivitet ishin përfshirë edhe punonjës të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kishin ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë.

Denoncimi për këtë cështje u bë publik nga ish-ministri i METE Dritan Prifti.

Ai akuzoi edhe zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Agron Kuliçi se kishte dijeni për të, dhe ka lejuar kontrabanden e naftes se papaster të njohur si nafta virgine. Por nuk ishte Kuliçi në listën e atyre që ishin arrestuar për naftën “Virgin”. As që mendohej një gjë e tillë as në atë kohë për njeriun e Berishës.

Skema e kontrabandës së naftës, Prifti akuzoi Kuliçajn për lëvizjen e “Virgin”

Nafta bruto që nxirrej nga nëntoka e Qarkut të Fierit, Beratit dhe Vlorës, pasi mblidhej nga kompania shtetërore “Albpetrol” i kalonte kompanisë tjetër, ARMO.

Kjo e fundit e përpunonte dhe nga nafta bruto nxirrej e ashtuquajtura naftë D2, aq shumë e dëshiruar nga mjetet bujqësore dhe mjetet e tonazhit të rëndë, për shkak të çmimit të saj, disi me të ulët nga çmimi i naftës së eksportuar.

Mbetja e përpunimit të naftës D2 quhet virgin, e cila, sipas të dhënave shtetërore, nëse përpunohet me të gjitha makineritë ka sërish naftë të pastër.

Kjo naftë, pra virgin, për t’u përpunuar duhet të eksportohet jashtë vendit, kryesisht në shtetin italian dhe gjerman.

Kompanitë shqiptare kanë lidhur marrëveshje, të paktën, kështu kanë deklaruar në dogana dhe tatime, me kompani të huaja, të cilët e përpunojnë këtë naftë.

Nga përpunimi thuhej se fitohet rreth 50-50% e sasisë së dërguar për përpunim. Një pjesë e naftës, si taksë, e mban fabrika e përpunimit dhe pjesa tjetër duhet të sillet sërish në Shqipëri.

Megjithatë, kjo skemë, e cila ishte zyrtare, nuk ndodhte. Struktura dhe individë të veçantë falsifikonin dokumentet e naftës virgin dhe në vend që ta dërgojnë për përpunim jashtë territorit shqiptar e fusin në përdorim. Të prekur në këtë rast janë të gjithë shtetasit shqiptarë, me ose pa mjete.

Së pari, kjo naftë dëmton mjetet që e përdorin dhe së dyti, ndot në maksimum ambientin.

Askush, nuk e ka marrë guximin për të denoncuar një aferë të tillë.

I pari ishte ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili, për nga posti që mbante dinte çdo marifet për këtë mashtrim që rëndon më së shumti në kurriz të shtetasve shqiptarë.

Strukturat e drejtësisë filluan një verifikim të gjerë.

Brenda 28 orëve nga çelja e procedimit penal në atë kohë në Prokurorinë e Tiranës u kryen një sërë hetimesh dhe marrje informacioni në mënyrë konfidenciale.

U nisën kërkesa për marrje dokumentesh në kompaninë “Albpetrol”, ARMO dhe në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve. Dhe nafta virgin nuk është dërguar asnjëherë jashtë shtetit, por është përzier me naftën vendase.

Dyshimet e Priftit, por edhe të prokurorisë, ishin se zv/drejtori i Policisë së Shtetit të asaj kohe, Agron Kuliçaj, në bashkëpunim me personat punonjës të doganave dhe tatimeve këtë mbetje të naftës të tipit virgin e përpilonin me letra sikur dilte jashtë Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër e shisnin në tregun e brendshëm, duke e përzier me naftën cilësore dhe shitur për naftë të mirë.

Dritan Prifti, ish ministri i METE e deklaroi akuzën e tij dhe në Prokurori.

Deklaroi se vetëm një cisternë shkonte jashtë vendit për t’u përpunuar, pra vetëm 10% e saj, ndërkohë që 90% e naftës Virgin, pasi i bëheshin dokumentat sikur ka dalë jashtë dhe është kthyer, hidhej në treg.

“Kam thënë se i ka dalë emri në lidhje me kontrabandë mafioze me naftën virgjin. Nëpër informacionet që merrja si ministër i Ekonomisë dhe informacionet që përhapnin njerëzit që ishin përfshirë. Lexoj një mesazh që më ka ardhur nga inspektorët e inspektorit të naftës në Fier. Kur u bllokuan botet, mori dikush dhe kërcënoi “lëshoni botet se do vij t’ju djeg të gjallë”.

Pas kësaj lajmëruam policinë dhe i thamë që botet nuk duhet të lëvizin nga vendi, botet filluan të lëvizin me forcë, i thamë policisë por ata thanë se kemi marrë urdhër për t’i lëvizur dhe i lëvizën.

Më është raportuar nga inspektorët e hidrokarbureve. Hetoni vitin 2007-2009. Shkoni tek ARMO se është ajo që prodhon naftën virgjina merrni sa është prodhuar kujt i është shitur shkoni tek kompanitë që e kanë blerë dhe u e kanë çuar.

Nafta gjoja është importuar me letra falso dhe ajo naftë është kthyer në tregun shqiptar, nuk janë paguar taksat e dyta ky është krim ndaj ambientit se ai është me ligj i ndaluar të futet në tregun shqiptar”, ka deklasruar Prifti në atë kohë. Duke akuzuar se ka qënë Kuliçi ai që ka kërcënuar dhe pastaj urdhëruar që të lëviznin me forcë botet e bllokuara me naftë virgin të hedhura në tregun shqiptar.

Por në të njejtën linjë akuze ka qënë dhe deputeti i PS Taulant Balla.

“Pushteti yt Sali Berisha është pushteti më i korruptuar në Evropë sepse burimet naftëmbajtëse të Shqipërisë që i ke dhënë sekserëve të familjes vlejnë sot në bursat kanadeze më shumë se 1 miliard euro.

Pushteti yt Sali Berisha është pushteti më i korruptuar në Evropë sepse vetëm në një pushtet si ky ish bodigardi, sot zëvendës drejtor i policisë së shtetit është i dyshuari kryesor për një kontrabandë marramendëse nafte, kontrabandë që vetëm në vitin 2009 ka gllabëruar 60 milionë euro”, deklaronte Balla në atë kohë. Tashmë ka heshtje.

Zhdukja e Eduard Belgut, akuzat e Priftit për Agron Kuliçin

Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti pak dite pas largimit akuzoi policine doganat dhe tatimet se jane te gjitha te implikuara ne kontrabande nafte.

Për këtë kontrabande ai përmendi me emër zv.drejtorin e policisë Agron Kuliçaj. Por Prifti ka shkuar edhe më tej duke e akuzuar Kuliçin edhe për zhdukjen e ish-këshilltarit te tij Eduard Belegu.

“Agron Kuliçi është një person për të cilin unë dyshoj për shumë mëkate disa prej të cilave ia kam thënë Berishës me kohë.

Kurse keshilltari im Eduard Belegu është arrestuar me bujë pa shkak të perligjur dhe për të më kërcënuar mua si ministër. Tani Belegu është zhdukur dhe Agron Kuliçi duhet të thotë ku është Belegu”, ka deklaruar Dritan Prifti në atë kohë.

Nderkohë që Ministri i Brendshem i asaj kohe, sot kryetar i PD Lulzim Basha ka deklaruar se po hetohet per akuzat e bera ne adrese te zevendesdrejtorit te Policise Agron Kuliçit. Por punonjesit e policise qe po kryejne hetimin e përgënjeshtruar teksa thane se nuk jane duke hetuar zv.drejtorin e tyre por fenomenin ne teresi.

Por Dritan Prifti në atë kohë këmbëngulte në akuzën e tij.

“Mua më vjen shumë keq, që media, drejtësia po e po, kanë injoruar rastin Belgu.

Rasti Belegu, nëse hetohet deri në fund, pra zhdukja e ish këshilltarit tim, mund të jetë mbase një nga hetimet e shekullit në këtë vend.

Belgu nuk është larguar në asnjë vend tjetër, siç është varianti i policisë. Policia edhe sot u thotë familjareve të tij: na thoni se ku ka shkuar Belegu.

Prokuroria dhe policia nuk e kanë marrë asnjëherë seriozisht denoncimin tim për zhdukjen e Belegut, se ai është i zhdukur nga të tjerë dhe jo vetë.

Mua më vjen shumë keq që drejtësia nuk ka vepruar, por edhe media ka dhënë një kontribut shumë të vogël për këtë.

Edhe në videon e shfaqur Meta e përmend Belgun. Ai kishte kohë që më kërkonte largimin e Belegut”, deklaronte në atë kohë ish ministri i LSI.

Deri kur do të heshtë Arta Marku?/Pamfleti.com

Dossier a do të hetohet nga Arta Marku?! Agron Kuliçi i akuzuar për aferën e naftës virgun ish badigardi i Berishës zhdukjen e Eduard Belegut për kromin