Politike26 Janar 2019, 14:00

“Ah moj Ogerta, lëri akrobacitë! Kërkon të dalësh nga gënjeshtra por thjesht zhytesh më thellë”, deputeti i

Shkruar nga Pamfleti

"Ah moj Ogerta, lëri akrobacitë! Kërkon të dalësh nga gënjeshtra por thjesht zhytesh më thellë", deputeti i PD-së sulmon Manastirliun

Deputeti Bardh Spahia ka sulmuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, se po gënjen sërish dhe se po zhytet akoma më thellë në skandalin e rritjes së tarifave të shërbimit dentar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Spahia i thotë ministres të mos gënjejë më dhe ta lëri teatrin, pasi ajo ka qenë në dijeni të vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologëve.

Manastirliu ka deklaruar se çmimi i shërbimeve dentare nuk do të rritet dhe se ministria ka dërguar në gjykatë një kërkesë padi për shfuqizimin e vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologëve për miratimin e listës së çmimeve dysheme të tarifave dentare.

Por sipas Spahisë, ministrja ka reaguar vetëm pasi PD denoncoi këtë vendimarrje.

Statusi i plotë i Bardh Spahisë:

Ah moj Ogerta, që duke u përpjekur të dalësh nga gënjeshtra me gënjeshtra të tjera, thjesht zhytesh më thellë!

Me këtë larjen e duarve se përfaqësuesja e ministrisë, nuk paska votuar edhe pse është anëtare, në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimeve dentare, zonja ministre, ti po pranon se ke qenë në dijeni të një vendimi të paligjshëm të marrë në 6 dhjetor, e ke heshtur, deri kur reagoi Partia Demokratike, qytetarë e media.

Pra, boll me akrobacitë e nisura që dje, për të siguruar një proces verbal mbledhjeje, që ta nxjerrë të larë ministrinë e Shëndetësisë, sepse në kushtet kur është bërë një padi në gjykatë, falsifikimi është prishje e provave, e përbën vepër penale.

Përgjigju qytetarëve të cilëve u ke pranuar zyrtarisht me këtë status, se kishe dijeni për vendimin e 6 dhjetorit: përse nuk veprove menjëherë zonja ministre kundër atij vendimi të paligjshëm?

Nëse vërtetë sic thua, përfaqësuesja e ministrisë ka qenë kundër, e nuk ka votuar, atëherë përse heshte Ogerta Manastirliu përballë këtij vendimi të paligjshëm, që cënon qytetarët e këtij vendi? Po përfaqësuesi tjetër i yti në Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku je vetë zonja ministre, kryetare e këshillit administrativ?

Boll me këtë teatër të lënies së përgjegjësisë vetëm tek Nikollë Deda i partisë, ish kandidati për deputet, sot kryetar i Urdhërit të Stomatologut! Sic e thua vetë në statusin tënd, ke pasur dijeni zonja ministre! Se përse nuk ke vepruar, por ke heshtur, këtë mund t’ia sqarosh edhe gjykatës, përvecse qytetarëve!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike manastirliu Spahiu