Politike22 Qershor 2022, 13:26

Ahmetaj “harron” rritjen galopante ekonomike: Shqipëria do marrë 90 milionë euro borxh nga Italia

Shkruar nga Pamfleti
Ahmetaj “harron” rritjen galopante ekonomike: Shqipëria do

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaraur sot para gazetarëve  se Shqipëria do të marrë një kredi nga Italia prej 90 milionë euro.

Sipas Ahmetaj fillimisht do të merren 30 milionë euro për të përmirësuar rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë dhe 30 milionë të tjera do të merren për bujqësinë.

Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar se një 30 milion eurosh tjetër, kredi do të merret për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.

“Kalimin e një vendimi shumë të rëndësishëm në raport me reformën dhe sektorin e nergjisë elektrike. Sapo kaluam një draft marrëveshje me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin i dedikohet një shumë prej 30 milionë euro përmirësimit të rjretit të energjisë elektrike të të dyjave niveleve në veriun e Shqipërisë.

Është pjesë e angazhimit prej 90 milionë euro kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet në javën që vjen me një 30 milion tjetër për sektorin e bujqësisë, kryesisht për peshkimin dhe një 30 milionë euro tjetër që ka të bëjë për emergjencat civile e dedikuar për pajisjet e vjetërsuar të flotës së emergjencave civile”, tha Ahmetaj.

Deliron Arben Ahmetaj: Sot në Shqipëri vijon rritja galopante ekonomike, më e madhja në rajon

Politike