Sport 2 Shkurt 2023, 19:37

Ajaksi gjen zgjidhje në shtëpi për pankinën, ish-kapiteni merr zyrtarisht ‘timonin’ e holandezëve

Shkruar nga Pamfleti
Ajaksi gjen zgjidhje në shtëpi për pankinën, ish-kapiteni

Ajaksi gjen zgjidhje në shtëpi për pankinën, ish-kapiteni merr zyrtarisht ‘timonin’ e holandezëve

Ajaksi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të Alfred Shrëder. Gjigandët holandezë kanë njoftuar se tekniku i skuadrës do të jetë ish-mbrojtësi i njohur, Xhon Heitinga. Ai ka drejtuar më parë Akademinë e Ajaksit dhe disa lojtarë prej ekipit të të rinjve me gjasë do i bashkohen skuadrës së parë.

Legjenda e njohur e këtij klubi do ketë një punë mjaft të vështirë, pasi ekipi gjendet pas shtatë ndeshjeve pa fitore në Eredivisie dhe në vendin e pestë në tabelë. “Ajaksi dhe Xhon Heitinga kanë rënë dakord për të mbetur trajner i Ajaksit për pjesën tjetër të sezonit”, thuhet në njoftim.

Ajax and @JohnHeitinga have agreed on remaining head coach of Ajax 1 for the rest of the season.

Let’s do this, John! ❌❌❌

— AFC Ajax (@AFCAjax) February 2, 2023

Sport trajneri i ri i Ajaksit Xhon Heitinga