Sport10 Prill 2019, 18:20

Ajeti: Panucci nuk na kuptoi kurrë, trajneri i ri të jetë ndryshe

Shkruar nga Pamfleti
Ajeti: Panucci nuk na kuptoi kurrë, trajneri i ri të jetë ndryshe

Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Albania's Arlind Ajeti with a child at the end of the game REUTERS/Darren Staples Livepic

Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti, ka goditur keq ish-trajnerin Christian Panucci. Ky i fundit u largua me probleme dhe nuk i fitoi kurrë zemrat e lojtarëve.

“Panucci e ka mbajtur skuadrën vetëm në hotel, që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit. Ajo nuk është e mirë në aspektin psikologjik. Ndoshta Panucci nuk arriti ti kuptonte shqiptarët dhe Kombëtaren tonë”, tha mbrojtësi kuqezi.

“Menjëherë pasi u largua ai, para Andorrës ishim të gjithë të liruar. Shpresoj të vijë një trajner që e di kufirin mes disiplinës dhe ndeshjes dhe hapësirës së lirë. Besoj që italianët janë taktikisht shumë të fortë dhe nuk besoj që është ide e keqe.

“Kemi shanse dhe shpresoj të marrim 6 pikë në dy ndeshjet e radhës. Përjashtimi? Arsyeja është që nuk e vazhdova kontratën. Pas zëvendësimit të trajnerit do të rikthehemi në stërvitje”.

Sport