Aktualitet30 Janar 2023, 17:38

“Ajo histori nuk ka mbaruar asnjëherë”, Artan Hoxha: Do të ketë zhvillime për dosjen “Tropoja”

Shkruar nga Pamfleti
“Ajo histori nuk ka mbaruar asnjëherë”, Artan Hoxha: Do

Dosja “Tropoja” do të ketë zhvillime të reja thotë gazetari investigativ Artan Hoxha.

I ftuar në “Shqip” nga, Hoxha tha se kjo është një dosje që politikës nuk i intereson e vërteta, por pavarësisht kësaj, gjithçka një ditë do të zbulohet.

Dosja Tropoja është një histori që vijon akoma dhe do ketë zhvillime të reja sepse është një histori që nuk ka mbaruar asnjëherë. Është një histori që futet politika dhe nuk i intereson e vërteta, por do të ketë të reja. Kështu që edhe 21 Janarin unë e kam parë në këtë vazhdë, së pari njëherë është një çështje e rëndësishme që përbën interes për publikun, është një çështje mediatike se për mua ajo ka qenë një nga ngjarjet ku media dëshmoi se sa e rëndësishme është në shoqërinë e një vendi, sa peshë ka”, u shpreh Hoxha.

Dosja e Tropojës ka të bëjë me eliminimin e djemve të familjes Haklaj. Ata u vranë pabesisht dhe ndër të akuzuarit kryesorë është Sali Berisha. Ndërkohë së fundmi familja Haklaj ka bërë dhe një padi në SPAK kundër ish-kryeministrit.

Aktualitet Artan Hoxha dosja Tropoja Haklaj