Kulture24 Maj 2022, 19:00

Akademia e Shkencave del kundër paktit për Butrintin: Projekti nuk u konsultua

Shkruar nga Pamfleti
Akademia e Shkencave del kundër paktit për Butrintin: Projekti nuk u

Akademia e Shkencave ka dalë kundër paktit për Butrintin, i miratuar dje nga Parlamenti. Kreu  i Akademia Skënder Gjinushi tha se qeveria nuk është konsultuar më parë dhe ky është një precedent negativ.

Ajo që ne duam të dimë është cili do të jetë roli i institucioneve shkencore në site kulturorë? Çfarë do të bëjnë arkeologët? A do të vijohet me restaurimet? Sa para dot ë vihen në dispozicion për gërmime apo restaurime? Këto përgjigje nuk i jep marrëveshja”, u shpreh Gjinushi.

Për kreun e akademisë, kjo marrëveshje ka probleme juridike dhe se akademia do të lobojë që institucionet shkencore të mos anashkalohen në këtë sit kulturor.

Personalisht mendoj se këtu ka një boshllëk juridië. Ne do të shfrytëzojmë çdo korridor ligjor për të përcaktuar më mirë rolin tonë”, vijoi më tej Gjinushi.

Kulture Butrinti Gjinushi